Life Style

Ka ndërhyrë në ndarjen e djalit të saj me aktoren turke? Reagon për herë të parë nëna e biznesmenit

Kanë marrë fund spekulimet për fundin e lidhjes së çiftit të njohur turk, Hande Erçel dhe Hakan Sabanci. Prej disa javësh u përfol në lidhje me ndarjen e tyre, e duket se nëna e biznesmenit, Arzu Sabanci, i ka dhënë fund dilemës.

Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre”, deklaroi ajo në një koment që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ky reagim u interpretua menjëherë si konfirmimi i parë publik për ndarjen e çiftit.

Aktorja e famshme dhe partneri i saj kishin zgjedhur të mos bënin asnjë koment për thashethemet që qarkullonin prej kohësh, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Megjithatë, një postim i mëhershëm i Arzu Sabancit në rrjetin social “Instagram” kishte ndezur dyshime për tensione.

“Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim”, kishte shkruar ajo, fjalë që shumë i panë si një mesazh i tërthortë ndaj Erçelit.

Në Turqi, mediat dhe fansat janë të ndarë për këtë zhvillim. Një pjesë mendojnë se deklarata e nënës synon të mbrojë imazhin e familjes Sabanci, ndërsa të tjerë e shohin si një shpjegim të sinqertë të ndarjes.

Historia e dashurisë mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancit, e cila dikur përshkruhej si një lidhje përrallore që bashkonte botën e artit me atë të biznesit, sot është kthyer në një nga temat më të diskutuara të showbiz-it turk, duke e bërë publikun të ndjekë me vëmendje zhvillimet e saj, kësaj here, larg ekranit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button