Lajme

I vënë nga korrupsioni, apartamenti që ju sekuestrua Adriatik Llallës kthehet në qendër sociale!

Siç kemi parë prej ditësh tashmë, pasuritë e sekuestruara të personave të korruptuar apo të përfshirë me krimin, nuk rishiten por futet në përdorim nga vetë shtetit në bazë të nevojave.

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se apartamenti i një ish-zyrtari të larët të shtetit, i sekuestruar më parë është kthyer në një “Qendër Arti dhe Aktivizmi”.

Lihur me këtë rast, mësohet se bëhet fjalë për një apartament në qytetin e Durrësit, i cili i përkiste e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla që ende ndodhet në arrati. 

Durrës. Asetet e konfiskuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit po përdoren edhe për sipërmarrjet sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël. Apartamenti i një ish-zyrtari të lartë u kthye në “Qendër Arti dhe Aktivizmi”, shkruan Balla në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”.

Kujtojmë se pak javë më parë, makinat luksoze të kriminelëve u vendosën në dispozicion të Policisë së Shtetit, dy prej të cilave bënë bujë të madhe pasi u përdorën për të pritur Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button