Lajme

Ylli Manjani, ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Fatmir Mediut, i cili tha se opozita do të ngjallet nga Berisha sicc ndodhi me Krishtin.

Në një postim të tij, Manjani shkruan: 

Ndoshta gaboj po sa herë dëgjoj fjalën “ringjallje” më vjen ndërmend pamja e lugatit.

Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, po unë këtë përfytyrim kam. Lugatin…

Madje më vjen ndërmend edhe një barcaletë me këtë rast:

Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjeksore. 

Pas përpjekjeve të shumta nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti qe shumë i rëndë dhe nuk kishin ç’ti bënin më shumë. Por e lidhën me një agjensi funerale atje.

Agjensia i tha gruas së të ndjerit se mund ta varrosnin në Jeruzalem meqë kushtonte me pak.

Gruaja i tha, “ma sillni në Tiranë, sado që të jenë shpenzimet, se kam dëgjuar se këtu në Jeruzalem është ngjallur njëherë dikush”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button