Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Vëllai i dy motrave që humbën jetën nga aksidenti në Sarandë, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën

Më 24 gusht, një aksident tragjik ndodhi në aksin Sarandë-Delvinë, ku si pasojë humbën jetën motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, në lule të moshës përkatësist 22 dhe 20-vjeçe, si dhe e plagosur rëndë mbeti Antonela Zhupa.
Sikur të mos mjaftonte kjo dhimbje që familja Dhimaku po kalon, një tjetër plagë në shtëpinë e tyre, ishte se djali i vogël, vëllai i dy motrave që u aksidentuan për vdekje, vuan nga një sëmundje e rëndë nga leuçemia.
Menjëherë pas këtij lajmi, Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.
Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, përcolli lajmin se do të jetë “Firdeus”, ai që do të marrë përsipër kurimin e 10-vjeçarit, vëllait të dy motrave të ndjera.
Këtë të enjte, Elvis Naçi, përmes një postimi në “Facebook”, të shoqëruar edhe me foto, ka dhënë lajmin e mirë se; vëllai i motrave që humbën jetën në aksident, kanë arritur në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën.
“Shpresat që Isli i vogël të shërohet, janë të mëdha”, shkruan ai.
Postimi:
Amaneti u krye!
“Isli vellai dy motrave qe humben jeten nga aksidenti, arriti ne spitalin Bambino Gesu ne Rome bashke me nenen.
Shpresat jane te medha qe Isli vogel te sherohet. Ai tani po fillon kurimin e nje semundje te veshtite por ne te gjithe te lutemi per djalin e vogel qe te kthehet i sheruar ne shtepi.
O Zot sheroje Islin, jepu mjekeve sukses, ktheje ate te sheruar plotesisht tek nena dhe babai ”, shkruan Elvis Naçi.
