Hodhi helm për dhelprat, por ‘vret’ qentë e komshiut- Konflikti që çoi në polici dy banorët e Çiflikut

Një ngjarje është regjistruar në fshatin Çiflik, bashkia Konispol, ku një konflikt mes fqinjëve ka marrë përmasa të papritura.
65 vjeçari me emrin real Behar Zeneli, por nga puna që ka bërë në Greqi e ka ndërruar në Aristidh Papa, me pretendimin se kishte shqetësim nga dheiprat për gjënë e tij të gjallë, hodhi helm për t’i ngordhur ato.
Por helmi ngordhi jo vetëm dhelprat, por edhe 3 qen të komshiut, Sokol Emini. Qentë ndodheshin në baçen e tij, thotë Sokoli. Komshiu dyshoj se ka hedhur helm për të ngordhur qentë e mi.
Nisur nga kjo Sokoli tepër i shqetësuar për çfarë i ndodhi bëri denoncim në Stacionin e Policisë në Shkallë.
Pas hetimit për 65 vjeçarin Behar Zeneli alias Aristidh Papa, ka nisur proçedimi penal
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Shkallë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në këtë fshat. Procedimi erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. E., i cili denoncoi se fqinji i tij kishte vendosur ushqim të helmuar me qëllim eliminimin e dhelprave, por ky helm u konsumua nga dy qentë e tij.
Fatkeqësisht, kafshët nuk arritën të mbijetonin dhe ngordhën si pasojë e helmimit.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.