Lajme

Aksident i rëndë në Fier, kalimtari në rrezik jete

Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier, një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button