Lajme

Aksident me vd*kje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak ndërkohë që ndodhej në timon, makina përfundon në kanal

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Një mjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, Baftjar Buzi 63-vjeçar banues në Kallm të Vogël.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një arrest kardiak që ka pësuar drejtuesi i automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël.

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button