U tha se u mbyll në spital psikiatrik, këngëtari i njohur thyen heshtjen

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis ka reaguar lidhur me lajmet se është mbyllur në spital psikiatrik nga motra dhe familjarë e tij.
Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, këngëtari thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore. Ai rikonfirmoi zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh.
“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa u vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti“, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.
Ndërkohë që avokati i tij tha se është i bindur se ditën e hënë Giorgios do të kthehet në shtëpi, teksa shton se e gjithë kjo manovër është bërë të enjten, që pasonte me katër ditë pushimi të institucioneve në Greqi.