Vendi

Shkodër/ Ekzekutim në mes të rrugës, vr*tet me a*më zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ku rreth orës 21:00 është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se viktima, shtetasi F. Ll., është vrarë me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button