Manchester United nis një tjetër epokë, zyrtarizon aksionerin e ri
Sir James Ratcliffe është zyrtarisht aksioner i Manchester United, që konfirmoi hyrjen e tij në shoqëri.
United kishte konfirmuar që në dhjetor, që kishte arritur një akord me Ratcliffe për të marrë një kuotë prej 25% të aksioneve të klubit, me familjen Glazer që redukton aksionet e saj pa u larguar.
Kompania INEOS e Ratcliffe pagoi në total 1.3 miliardë dollarë për aksionet.
71-vjecari kishte deklaruar në janar se shpresonte që pjesëmarrja e tij tek United të zyrtarizohej brenda gjysmës së shkurtit dhe pas aprovimit të marrë javën e kaluar nga ana e Federatës së Futbollit dhe Premier League, kuota e tij e minorancës u finalizua.
Në nëntor ishte bërë e ditur se Ratcliffe do të përcaktonte 300 milionë dollarë nga pasuria e tij personale për këtë investim, shumë që shërbente për paktin fillestar dhe për përmirësimin e infrastrukturës, në një proces për rikualifikimin e stadiumit të United “Old Trafford”.
Edhe pse Ratcliffe dhe INEOS duhej të prisnin aprovimin e Premier League kishin filluar të menaxhonin ndryshimin, me United që i surprizoi të gjithë duke emëruar në ditët e shkuara Omar Barreda të Manchester Cityt si administratorin e ri të deleguar, hapi i parë drejt një epoke të re që do të përfshijë edhe Shefin Ekzekutiv të INEOS Jean-Claude Blanc dhe Sir David Brailsford, drejtorin e sportit të kompanisë që drejtonte Çiklizmin Britanik.
Të dy do të bëjnë pjesë në këshillin e administrimit të United bashkë me Barredan.
United ka nisur të kërkojë edhe një drejtor sportiv me The Athletic që ka nxjerrë emrin e Dan Ashworth, i cili është ende në kontratë me Newcastle që kërkon 20 milionë paundë për ta lënë të lirë.
Tek United gjithsesi synojnë të bëjnë durim, pasi Ashworth është një ide afatgjatë dhe klubi nuk do të paguajë një shumë kaq të madhe.
Ratcliffe ndërkohë ka takuar përfaqësitë e tifozëve dhe liderët e grupeve të ndryshme për tu prezantuar dhe për të dëgjuar perspektivën e tyre./syri