Life Style

Gjendet pa jetë në banesë pas 9 muaj, historia e aktores së njohur që tronditi një komb!

Trupi i Humaira Asghar Ali u gjet vetëm pak javë më parë në apartamentin e saj në Karachi, gati dhjetë muaj pas vdekjes. Skena ishte tronditëse: trupi i dekompozuar rëndë, apartamenti i heshtur, telefonat e fikur dhe qiraja e papaguar. Ishte pikërisht ankesa e pronarit që çoi në zbulimin e ngjarjes.

Humaira kishte humbur kontaktet me familjen. Askush nuk e kishte kërkuar. Askush nuk kishte pyetur për të. Kur u gjet, babai i saj refuzoi të merrte pjesë në funeralin e saj.

Pak përpara zhdukjes, ajo kishte dërguar një audio-mesazh ku njoftonte se po shkonte për Umra. Në të, u lutej miqve: “Më mbani në lutje, ju lutem.” Ky mesazh u shpërnda vetëm pasi lajmi i vdekjes së saj u bë publik. Ndjekësit mbetën të tronditur. Ato ishin fjalët e saj të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button