Vendi
“PËRVËLOHET” SHQIPËRIA/ E shtuna shënon rritje të temperaturave deri në 43°C në disa qytete. Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Era pritet të jetë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s
Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.