Life Style

Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit pas daljes nga Ferma Vip

Një nga raportet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim ai mes Erand Sojlit dhe Elinara Shehut. Dyshja jo vetëm që spikatën për mënyrën si luajtën lojën, por edhe për dinamikën e afërt që krijuan mes tyre, duke ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme romantike.

Megjithatë, pas eliminimit të Elinarës nga loja, ajo u shpreh në “Ferma Club” se nëse Erandi do të kishte ndjenja të vërteta për të, nuk do ta kishte eleminuar atë nga gara për çmimin e madh.

Për të sqaruar këtë raport mes tyre, Erandi i ftuar në emisionin “Livingoom” në Vizion Plus, i bëri një thirrje publike Elinares për një takim ballë për ballë, duke shprehur dëshirën për të sqaruar gjithçka që kishte mbetur pezull mes tyre.

Mesa duket kjo thirrje e Erandit nuk mbeti pa përgjigje nga Elinara. Dyshja është ribashkuar për herë të parë publikisht jashtë formatit të Fermës, në një studio televizive në Kosovë, ku kanë zhvilluar një bisedë të shumëpritur nga fansat e tyre.

Por përveç bashkëpunimeve artistike, Elinara ka konfirmuar se është e hapur për ta njohur Erandin edhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së spektaklit, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre mund të ketë një vazhdim edhe në jetën reale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button