Flet vajza e madhe e vi*timës në Fier: Motra më tha se babi ka rënë në tualet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Frashër të Patosit pasditen e djeshme, ku 56 vjeçari Anesti Rama, u vra nga e bija Emanilda Rama dhe bashkëshortja Valbona Rama.
Vajza e madhe e viktimës, e cila jeton në Itali, Kristiola Rama, ka dhënë një intervistë për Syri TV, duke rrëfyer momentet e para kur mësoi për tragjedinë familjare.
Ajo shprehet se, gjithçka nisi me një telefonatë nga motra e saj në orën 8 të mëngjesit, e cila i tha se babai kishte rënë në banjo. “I thashë ‘Çfarë po thua?’ dhe ajo më mbylli telefonin. Pas pesë minutash, provova sërish, këtë herë ma hapi mami dhe më tha ‘Ik se po merremi me babin’”, – rrëfen vajza.
Ajo shton se në ato çaste, familja ishte duke u përpjekur ta ndihmonte të atin, ndërsa më pas, kur telefonoi përsëri, nuk po arrinte të komunikonte me asnjërin prej tyre.
Kur po e lante mami, dëgjova një zë dhe e pyeta: ‘Mami, a është babi gjallë?’, dhe ajo më tha ‘Jo, ka vdekur’, tregoi vajza me një tronditje të thellë.
Ajo thekson se familja ishte në gjendje të mirë, se fliste çdo ditë me prindërit dhe motrën, dhe se të gjithë ishin të punësuar. “Ata punonin të gjithë, babi, mami dhe motra. Nuk kishte asnjë shenjë që diçka e keqe do ndodhte”, u shpreh ajo.
Dhuna ndaj 56-vjeçarit është pranuar jashtë kamerave edhe nga familjarët e tij, të cilët shprehen se disa herë bashkëshortja Valbona dhe vajza Emanilda kishin kërkuar që familjari i tyre, Anesti, të largohej për të jetuar te të afërmit e tyre. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, policia ka qenë shpeshherë në familjen Rama, duke ndërhyrë për shuarjen e sherreve. Mirëpo ngrihen dyshime sesi, me precedent të shpeshtë dhune ndaj viktimës, nuk është dhënë urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj familjarëve të tij nuk është marrë asnjë masë. Në polici, vajza ka dhënë deklaratat e para, ku mësohet se konfliktet me të atin kishin nisur pasi ai nuk e mbështeste në jetë dhe nuk i jepte para. Megjithatë, pritet që dëshmia e saj e plotë të merret në vijim nga hetuesit e ngjarjes.