Sport

Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ 

Sipas një raporti nga gazetari Jose Felix Diaz për gazetën “MARCA”, stadiumi ikonik “Santiago Bernabeu” pritet të jetë mikpritës i finales së Kampionatit Botëror 2030, pas një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Real Madridit.

Edhe pse vendimi ende nuk është bërë zyrtar, burime të afërta me situatën konfirmojnë se marrëveshja është arritur.

Kupa e Botës 2030 do të jetë historike, pasi për herë të parë do të organizohet nga tre shtete së bashku – Maroku, Portugalia dhe Spanja.

Brenda Spanjës, disa qytete si La Coruna, Barcelona, Bilbao, Las Palmas, Madrid, Malaga, San Sebastian, Sevilla dhe Zaragoza do të presin ndeshje të turneut.

Por për finalen madhështore, “Santiago Bernabeu” ka dalë si favorit kryesor.

Marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndër vite mes FIFA-s dhe Real Madridit kanë ndikuar fuqishëm në këtë zgjedhje. 

Barcelona kishte propozuar gjithashtu “Spotify Camp Nou” të rinovuar si opsion për finalen, por duket se infrastruktura dhe gatishmëria e “Bernabeut” i japin Madridit përparësi.

Me një stadium modern, i vendosur në zemër të kryeqytetit dhe tashmë i testuar me ngjarje të mëdha sportive e kulturore, “Santiago Bernabeu” është gjithnjë e më afër të mirëpresë ndeshjen më të madhe në futbollin botëror në vitin 2030.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button