Lajme
Kandidati për deputet në Fier largohet nga partia e Lapajt

Kandidati për deputet i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ nga partia e Adriatik Lapaj, Azmer Duleviç ka njoftuar largimin e tij nga kjo forcë politike.
‘Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe’, shkruan Duleviç në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet.Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe.Bashkë do të shihemi më të fortë!
Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!
Me mirënjohje,
Azmer Duleviç