Lajme

U gjet me ko*ë të p*erë, si u zbulua vr*sja e 17-vjeçares Aishe Vata në Durrës

Një nga rastet më tronditëse të krimit në Shqipëri ka qenë edhe vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Ajo u gjet me kokë të prerë.

Ela Zaimi, nga Instituti i Policisë Shkencore, tregoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se si u zbulua ngjarja. Përveç vrasjes rezultoi se e reja ishte edhe shtatzënë.

Duke krahasuar profilet gjenetike, Policia Shkencore, arriti të identifikojë babain e fetusit, i cili rezultoi të ishte Shaban Norja.

Pranoi fillimisht që kishte një lidhje sentimentale me viktimën”, tha Zaimi.

Por ajo që e nxorri zbuluar ishte ora që ai mbante në dorë.

“U gjet një gjurmë gjaku mes hallkave të zinxhirit të orës së autorit. Nga ajo njollë gjaku u përftua profili gjenetik i viktimës”, tha Zaimi.

Pasi pranoi krimin, Norja ka treguar rrobat që kishte përdorur atë natë.

“Teshat ishin larë. Në dukje nuk kishin asnjë gjurmë gjaku. Megjithatë u identifikuan zona ku ishte gjaku dhe falë analizës së ADN u përftua profil gjenetik i viktimës në ato tesha”, tha Zaimi./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button