Vjen momenti për të thënë stop, Muller luajti ndeshjen e fundit me Bayern Mynih

SHBA – Thomas Muller luajti vetëm 10 minutat e fundit plus gati 10 minuta shtesë në ndeshjen e fundit me fanellën e Bayernit, në humbjen 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinalet e Botërorit për Klube.
Ky ishte me të vërtetë përfundimi i një kapitulli që ka nisur në vitin 2000.
Statistikat e tij me Bayern-in janë mbresëlënëse: 756 paraqitje, 250 gola, 276 asiste.
Ai ka fituar 13 herë titullin e kampionit të Gjermanisë, 2 herë Champions League, 2 Superkupa Europe, 6 Kupa të Gjermanisë, 2 Botërorë për Klube dhe 8 Superkupa Gjermane.
E ardhmja? Për Muller ka shumë oferta, kryesisht nga MLS në Amerikë.
Ai ka thënë disa herë: “Gjithçka është e mundur.”
Edhe një transferim tek Inter Miami për të luajtur me Lionel Messin nuk përjashtohet, siç vetë ai deklaroi së fundmi: “Në parim nuk do të kisha problem të luaja me Messin, por aktualisht nuk kam asnjë kontakt direkt me Miamin,” tha në një intervistë për DAZN para ndeshjes së 1/8 të finales kundër Flamengo.