Lajme

Hyri në fushë dhe shtyu arbitrin e ndeshjes, procedohet presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima

Presidenti i “FK Apolonisë”, Koço Kokëdhima, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu me duar arbitrin është proceduar penalisht. Policia e Shtetit ka njoftur se 65-vjeçari është proceduar për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button