Zbulohet lariocidina, antibiotiku që sfidon superbakteret

Një antibiotik i ri i fuqishëm, i quajtur lariocidina, është zbuluar nga një mikroorganizëm i mbledhur në tokë.
Kjo është premtuese jo vetëm sepse ka një mekanizëm krejtësisht të ri veprimi, por edhe sepse në testet e para laboratorike ka rezultuar efikas ndaj baktereve rezistente dhe jotoksike.
I publikuar në revistën ”Nature”, zbulimi është për shkak të një ekipi studiuesish kanadezë nga universiteti ”McMaster”.
Në fakt, hera e fundit që një klasë e re antibiotikësh doli në treg ishte gati tre dekada më parë.
Ekipi, i udhëhequr nga Gerry Wright, shpjegoi se lariocidina është një kandidate e fortë për të sfiduar edhe disa nga bakteret më rezistente në planet, sepse ajo sulmon mikrobet ndryshe nga antibiotikët e tjerë, duke u lidhur drejtpërdrejt me makinerinë e sintezës së proteinave të agjentëve infektivë dhe duke penguar aftësinë e tyre për t’u rritur dhe mbijetuar.
Lariocidina prodhohet nga një lloj bakteri i quajtur Paenibacillus, të cilin studiuesit e gjetën nga një mostër dheu, e mbledhur në një oborr shtëpie.