Çfarë nuk dini ende nga filmi i famshëm “Pretty Woman”

Edhe pas disa dekadash dhe qindra transmetimesh ky film është i aftë të mbërthejë audiencën para ekranit, bëhet fjalë pikërisht për filmin “Pretty Woman” i cili më 23 mars festoi plot 35 vjet.
Ai doli në kinema në mars të vitit 1990 dhe është një nga realizimet më të dashura të 50 viteve të fundit. “Pretty Woman” ndihmoi Richard Gere të rindërtonte karrierën e tij, e cila ishte në rënie dhe ngjiti në Olimpin e Hollivudit aktoren Julia Roberts në një moshë shumë të re, duke e shndërruar në një yll botëror. Fill pas asaj fame, ajo fitoi një Golden Globe dhe mori nominimin e saj të parë për Oscar më 1991.
Çfarë nuk keni ditur për filmin ikonë deri më sot:
Fundi tragjik për versionin origjinal të “Pretty Woman”
Filmi që tërhoqi audiencën u xhiruar në Sundance. Ai preku fusha si seksualiteti, paratë dhe prostitucionin. Fundi i ngjante më shumë një tragjedie greke”, u shpreh skenaristi JF Lawton.
“Si skenar, versioni i parë i Pretty Woman ishte një film për një prostitutë të varur nga droga në Bulevardin e Hollivudit. Në versionin origjinal, mendoj se ajo vdiq nga një mbidozë”, vijoi ai.
Al Pacino në vend të Richard Gere dhe refuzimi i Molly Ringwald
Disa aktorë të tjerë, duke përfshirë Michelle Pfeiffer dhe Al Pacino ishin në garë për rolin e Edward, që sigurisht do të ishte ndryshe nëse dikush prej tyre do të ishte në rol.
“Kimia mes Julia-s dhe Gere ashtu siç është e dukshme në ekran, ishte e dukshme dhe në audicione. Nuk e di si do të kishte përfunduar ndryshe, sepse ata shkëlqejnë me njëri-tjetrin në rol”, tha Lawton.
Në fakt, ishin disa aktorë në garë për rolin e Vivian. Ndër to Sandra Bullock, Madonna, Drew Barrymore, Kristin Davis, Meg Ryan dhe Sarah Jessica Parker. Por, ajo që e refuzoi këtë pjesë ishte Molly Ringwald dhe këtë e zbuloi vetë aktorja në rrjetet sociale disa vite më parë duke shpjeguar se “Julia Roberts është ajo që e bën atë film magjik”.

Skena e famshme e gjerdanit shumë të shtrenjtë
Në kohën e Pretty Woman Julia Roberts ishte një e panjohur. Ajo kishte luajtur në Mystic Pizza dhe Steel Magnolias , por nuk ishte veterane në xhirime dhe nuk ishte shumë e mësuar me botën e kinematografisë. Për këtë arsye regjisori Garry Marshall i kërkoi Gere ta gjallëronte më shumë Julia-n nëse ajo ishte e lodhur gjatë xhirimeve.
“Kur Gere do t’i dhuronte gjerdanin i thashë të krijonte një skenë duke i zënë gishtat me kutinë e butë të paketimit, jo me qëllimin për ta lënduar, por t’i rriste humorin”, u shpreh regjisori- “dhe kjo është një nga skenat që mbahet mend në film”.

Trupi i rremë i Julia Roberts në poster
Në posterin e filmit, trupi i Julia Roberts është një fotomontazh. Ai nuk është trupi i saj. Në fakt, krah për krah me Richard Gere pozoi aktorja Shelley Michelle dhe trupit të saj iu vendos koka e Julia-s.
Titulli
Titulli origjinal i Pretty Woman supozohej të ishte “3,000 dollarë” , një referencë për shumën që Edward i dha Vivian. Por, Disney preferoi ta ndryshonte atë.