Lajme
“Ulsi Manja e futi në kurth”/ Berisha tregon prapaskenat e përgjimit të Erion Veliajt në qeli: E mbushën me…

Kryedemokrati, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ka treguar prapaskenat, sipas tij, të përgjigjimit në qelinë e paraburgimit në Durrës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra”, tha Berisha./sot.com.al