Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Në oborrin e shtëpisë, Rozana dhe Gjesti po bisedonin mbi qëndrimin e tyre dhe sa gjatë mund të vazhdojnë aty.
Gjeti shprehu mendimin se nuk janë shumë veta brenda dhe për këtë arsye mund të përfundojë shpejt gara.
Gjatë bisedës, Rozana ngriti një pyetje interesante: “A ka mundësi të sjellin Eglin sot?”.
Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.
Duke e vërejtur ndjenjën që ai shfaqte, Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”
“Po, qysh jo”, u përgjigj Gjesti me sinqeritet.
Ajo vazhdoi ta testonte më tej, duke e pyetur nëse e mendonte Eglin.
“Po, e mendoj”, pranoi Gjesti, duke shtuar se kishte pasur shumë momente të mira me të, por diçka kishte ndikuar negativisht në situatën e tyre.
Biseda mes tyre tregoi qartë se Egli është një person me rëndësi për Gjestin dhe se kthimi i saj në shtëpi mund të ndryshojë shumë dinamika brenda saj.