ShowBiz

“Ke ngelur vetëm, e shite shokun…”- Rozana dhe Danja debatojnë me tone të larta: Je femra më e poshtër

Dje Danja dhe Rozana kanë debatuar shumë ashpër me njëra-tjetrën në dhomën e gjumit.

Rozana e akuzoi Danjën se këtë lojë ajo e ka bërë me çunat dhe se e “shiti” shokun e saj.

Gjë të cilën Danja e mohoi dhe u shpreh se nuk e ka bërë kurrë, as për Aldon dhe as për njeri tjetër.

Pjesë nga debati: 

Danja: Asnjëherë dhe ata janë të vetëdijshëm. 

Rozana: Danja pranoje që e ke bërë këtë lojë me çunat.

Danja: Asnjëherë nuk e kam bërë, asnjë lojë nuk kam bërë me çunat.

Rozana: Gjithmonë. Ke ngelur vetëm, shite shokun tënd.

Danja: Nuk e shita shokun tim. Nuk e shita thashë atë që mendoja. 

Rozana: Po çfarë pret ti ku je këtu? Në shtëpi je? Jemi në “Big Brother”. 

Danja: Gjete rastin e parë për ta përdorur. Atëherë e liga je ti, ti je e ligë kaq. 

Rozana: Pse jam e ligë? 

Danja: Ti më ke thënë mua nivel i ulët. 

Rozana: Unë të kam thënë nivel i ulët?

Danja: Ma ke thënë. 

Rozana: Asnjëherë. Je e poshtër. 

Danja: Më ke thënë je goja më e ligë në këtë shtëpi.

Rozana: Jo, jo, jo. 

Danja: Je femra më e poshtër në shtëpi, bën intriga. 

Rozana: E poshtër po, ta kam thënë po.

Danja: Pse jam e poshtër unë? 

Rozana: Për këto gjërat që bën. Mua nuk më bën dot gjë ti, se unë jam koshiente për gjërat që bëj. 

Danja: As ti mua. 

Rozana: As unë nuk të bëj gjë ty, por unë mundohet të ti them gjërat në sy. Ti kam thënë gjërat në fytyrë. I ke përdorur çunat. 

Danja: Asnjëherë. As Aldon as askënd…

Rozana: E ke përdor. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button