Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo u injorua vazhdimisht nga banorët e po ashtu edhe nga ish-partneri i saj, Gjesti.
E njëjta në një çast shkoi afër banorit nga Kosova, i cili po bënte bisedë me Rozanën e Valbonën në oborr.
Derisa qëndronte pranë tij, ajo lëshoi një fjali, duke rikthyer një gjë nga Big Brother i Kosovës.
A po i sheh dikush thonjtë e këmbës, se dikush m’i ka puthur këto gishtat e këmbës. Sa bukur i kam”, tha ajo.
Megjithatë, asnjë nga konkurrentët nuk reaguan, ndonëse vazhduan të flisnin e të bënin batuta së bashku.
Gjesti vlen të ceket se ka mbyllur raportin me Xhenetën dhe ka thënë disa herë se është keqtrajtuar nga ajo sa ishin bashkë në BBVK 3.
/Telegrafi/