Pijet që ndikojnë në plakjen e parakohshme

Disa pije mund të shkaktojnë dehidrim, inflamacion dhe prishje të kolagjenit, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes.
Pijet që konsumoni mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës tuaj, duke shkaktuar plakje të parakohshme pa e kuptuar ju.
Kafeja, për shembull, është një diuretik dhe shkakton dehidratim, duke e bërë lëkurën të duket e thatë dhe e lodhur.
Alkooli gjithashtu shkakton dehidratim dhe përshpejton ndarjen e kolagjenit, i cili është përgjegjës për qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
Përveç kësaj, pijet joalkoolike dhe pijet e gazuara me sheqer, shkaktojnë glikacion, i cili dobëson fibrat e kolagjenit dhe shkakton rënien e lëkurës.
Për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rinore, ju duhet të pini ujë me limon, çaj ose ujë të gazuar me fruta, të cilat hidratojnë lëkurën dhe ndihmojnë në detoksifikimin e trupit. Syri.net-bovary.gr.