Lajme

Sherr mes femrave në Vlorë, grushta dhe shkelma mes tyre në mes të rrugës

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur së fundmi në mes të një rruge në qytetin e Vlorës. pamje të rënda, ku disa vajza janë filmuar teksa përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.

Fillimisht, në video shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata degradohet shpejt dhe përplasja fizike përfshin edhe vajza të tjera.

Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij.

Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë ngjarje është fakti se vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar këtë përleshje, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button