Lajme

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec, Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë

Në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për rindërtimin e nënstacionit elektrik.

Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistike Drilon dhe Tushemisht.

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e nënstacionit të Pogradecit, një investim i OSSH, me trefish kapacitet të shtuar, i përgjigjet kërkesës në rritje dhe zhvillimit të zonës me 20 mijë abonentë”, u shpreh zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërhyrja e realizuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të mundur modernizmin e këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’iu përgjigjur edhe zhvillimit të zonës.

Deri dje ky nënstacion kishte një fuqi prej 17 megash dhe nga sot do të ketë një nënstacion me 50 mega kapacitete të instaluara.

Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistike Drilon dhe Tushemisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button