Lajme

La profesionin për të marrë pjesë në primaret e 2023, kush është Erdit Hazizaj, efektivi që u arrestua nga SPAK

Erdit Hazizaj është një prej personave të arrestuar nga operacioni antidrogë i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme këtë të shtunë. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar e shpërdorim detyre.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Ecc rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

Po kush është Erdit Hazizaj?

Erdit Hazizaj është 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve, oficeri i lartë i policisë që la karrierën për të garuar në Primaret e vitit 2023.  Hazizaj ka punuar si shef komisariati në qyetete të ndryshme si Ersekë, Pogradec ,Durrës, Peqin, Polican dhe Kavajë (2001-2015) . Grumbullimi i përvojës e ka bërë që të promovohet edhe si e Oficer Specialist në policinë e Kavajës ndersa në fund merr titullin specialist i rendit botëror, me te cilin e ushtron profesionin në qytete të medha si Durrësi dhe Tirana, në institucione të rëndësishme rendruajtesë si Drejtoria vendore e Policisë Durrës dhe me pas në Tiranë, ku ushtroi profesionin e Shefit ndaj krimeve të jetës (2015- 2016). Hazizaj ka ushtruar punën e specialistit të hetimit gjatë viteve (2018-2021). Hazizaj ka mbajtur nga detyra të thjeshta në Policinë e Shtetit si specialist hetimi në Drejtorinë e Pastrimit Parave dhe deri në shef qarkullimi e shef komisariati./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button