Bota

Takimi i tensionuar në zyrën ovale/ Deputeti ukrainas: Të mblidhemi të shkarkojmë Zelenskin, po e çon vendin në humnerë

Paraqitja dramatike e Zelensky në takimin me Donald Trump në zyrën ovale, ku refuzoi marrëveshjen e ofruar nga SHBA dhe dhënien fund të luftës, duket se janë bërë shkak që pozitat e presidentit ukrainas të lëkundet brenda vendit të tij.

Alexander Dubinsky, deputet i Parlamentit të Ukrainës ka shkruar në një postim në X pas takimit Trump – Zelensky se ky i fundit po e çon Ukrainën  humnerë dhe se nuk ka legjitimitet më të vazhdojë detyrën. 

Deputeti ukrainas thekson se Zelenski ka ushtruar pushtet autoritar brenda Ukrainës duke shfrytëzuar gjendjen e luftës dhe se ai vetë është burgosur për shkak se ka thënë të vërtetën. 

Më tej ai ka kërkuar mbledhjen e parlamentit për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të mos lejuar më Zelenskin të çojë Ukrainën në humbje të sigurët.

Postimi i deputetit ukrainas në X:

Ngjarjet e orëve të fundit – poshtërimi publik i Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë, pranimi i dështimit diplomatik të Zelenskit nga Trump dhe humbja e mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së nga ana e Ukrainës – kanë shënuar aktin përfundimtar të kolapsit të regjimit. 

Por Zelensky jo vetëm që ka dështuar në politikën e jashtme – ai e ka çuar vendin në një gjendje ku kushdo që nuk pajtohet me kursin e tij përballet me represion. Më futën në burg jo për një krim, por sepse thashë të vërtetën. E vërteta që Trump ka thënë tani: Zelensky ka humbur. Nuk i ka mbetur asnjë kartë për të luajtur, po i mbarojnë ushtarët dhe vendi ka hyrë në një rrugë pa krye për shkak të kokëfortësisë së tij. Kërkoj thirrjen e menjëhershme të një seance urgjente të Parlamentit, ku Parlamenti duhet të nisë procedurat e shkarkimit të Zelensky për:

dështimi i politikës së jashtme, që ka çuar në izolimin ndërkombëtar të Ukrainës dhe në humbjen e mbështetjes aleate. – një luftë e humbur, e cila është rezultat i udhëheqjes së paaftë dhe vendimeve katastrofike. 
Shkeljet e të drejtave të qytetarëve dhe uzurpimi i pushtetit, të manifestuara në shtypjen e opozitës, persekutimin e kundërshtuesve dhe sundimin autoritar. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Ukrainës: mos humbisni kohë, mos prisni! Zelensky është i falimentuar. 
Zelensky nuk është Ukraina! Është koha për ta nxjerrë atë në gjyq. Nëse ai nuk mund të ofrojë një rrugëdalje reale nga kriza, atëherë na takon ne të marrim vendime fatale. Zelensky mendoi se mund ta sundonte Ukrainën me forcë. Tani ai ka humbur. Ukraina duhet të vendosë – a do të vazhdojë rënien e saj të lirë në humnerë, apo do të fillojë luftën për pavarësi të vërtetë?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button