Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, dyshohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vetor rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur ‘Qafa e Koshovicës’. Sipas informacioneve, mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dy kanë qenë tip ‘BMW’ dhe tjetra ‘Volzvagen Polo’.
Në vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugor për të mundësuar kalimin e automjeteve që krijuan trafik për shkak të përplasjes.
Ndërsa mësohet se si pasojë ka disa të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, mësohet se automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.