Lajme

Ekzekutimi i Besar Nimanit/ Si nisi gjakmarrja që po trondit Gjermaninë

Nga Charlotte Mahncke, BILD

Një i vdekur, katër të plagosur rëndë: Ky është rezultati i përgjakshëm i një lufte mes familjesh në Bielefeld të Gjermanisë nuk ka të mbaruar!

Ajo që filloi në qendër të qytetit Bielefeld në mars 2024, me vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani (38 vjeç), vazhdoi të mërkurën pasdite me një shkëmbim zjarri të përgjakshëm përpara gjykatës rajonale.

Është një spirale dhune – e nxitur nga hakmarrja, frika dhe një e kaluar që gjen qetësi. Një protokoll gjakmarrje!

Gjithçka nis më 9 mars 2024: Besar Nimani parkon makinën në zonën e këmbësorëve. Teksa del për të shkuar te berberi, 16 të shtëna kumbojnë nëpër qendrën e ngarkuar të qytetit.

Gjashtë plumba e godasin boksierin në shpatull, ije, kofshë, gjoks dhe mushkëri. Një ekzekutim i vërtetë: babai i tre fëmijëve gjakoset për vdekje në rrugë. Autorët, që i kishin zënë pritë, kanë mundur të arratisen.

Dy persona dyshohen shpejt për krimin: Hüseyin Akkurt (34 vjeç) dhe Ayman Dawoud Kirit (34 vjeç). Kontrollohen shtëpitë e tyre, por ata janë zhdukur. Muaj më vonë, Akkurt u kap në Bruksel. Bashkëpunëtori i tij i dyshuar mbetet në arrati.

Dhuna ka luajtur gjithmonë një rol në jetën e Nimanit: në vitin 2012, boksieri u dënua me 1350 euro gjobë për lëndim trupor, sepse goditi një person me grusht në kokë.

Në vitin 2013, boksieri goditet me plumba para një restoranti në qendër të qytetit Bielefeld – ai mbijeton! Hetuesit thanë më vonë se ishte një histori gjobash.

Në vitin 2016, oficerët e policisë arrestuan Nimanin për rrahjen e bashkëshortes së tij. Një kilogram kanabis u gjet më vonë në garazhin e tij. Boksieri mohoi gjithçka.

Në vitet në vijim, Nimani ndërtoi një jetë të re dhe hapi një kioskë – me vëllanë e vrasësit të tij të mëvonshëm, Hüseyin Akkurt.

Por një mosmarrëveshje përshkallëzohet në kioskë: Hüseyin dhe kurdi Ayman Krit, i cili tani kërkohet nga policia për vrasjen e Nimanit, kërkojnë të përdorin kioskën për të shitur drogë. Boksieri refuzon – mes tyre shpërthen një përleshje.

Që nga ajo ditë, boksieri, i cili nga familja e tij cilësohet si një baba i dashur dhe i kujdesshëm, merr kërcënime. Ai përpiqet të armatoset – por më vonë kapet nga policia federale në kufirin me Austrinë me pesë armë bosh dhe 56 fishekë. Vëllai i tij më vonë i tha BILD: “Ai thjesht donte të mbronte veten dhe familjen e tij”.

Konflikti i zjarrtë përfundoi fatalisht për boksierin në Obernstrasse në Bielefeld – që atëherë ka pasur luftë midis familjeve.

Dhoma e Parë Penale e Gjykatës së Qarkut nisi që prej datës 31 janar procesin për vrasjen tinëzare të ish-boksierit.

Gjykata forcoi masat e sigurisë – policë të armatosur rëndë ruanin sallën e gjyqit dhe godinën gjatë seancës. Rreziku i përplasjeve midis pjesëmarrësve të procesit ishte i madh.

Pas ditës së pestë të gjykimit, situata që zyrtarët u përpoqën të shmangnin, u përshkallëzua. Dëshmitarët dëgjojnë një roje sigurie që bërtet në mënyrë histerike: “Të shtëna! Jashtë ka të shtëna”. Vëllai i të pandehurit (25 vjeç) dhe babai (63 vjeç), si dhe dy persona të tjerë (25 vjeç dhe 23 vjeç) janë të plagosur rëndë në tokë.

Ata u qëlluan – me sa duket nga një makinë.

Policia tashmë ka në objektiv një njeri: ai është vëllai i boksierit të qëlluar, Berat Nimani.

A donte Berat Nimani të hakmerrej ndaj familjes Akkurt për vrasjen e vëllait? Avokati i tij Peter Wüller i tha BILD: “Ai mbron pafajësinë e tij”./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button