Bota

U shpall piramida më e vjetër në botë por arkeologët habisin me deklaratën : “Nuk mund të jetë ndërtuar nga njerëzit”

Rekordet Botërore të Guinnes e kanë renditur zyrtarisht piramidën “Djoser Step” në Egjipt si më të vjetrën në botë. Ajo daton që prej vitit 2630 para Krishtit. Një studim i botuar në Tetor të vitit të kaluar hodhi dritë mbi ndërtimin dhe strukturën e piramidës Gunung Padang.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Archaeological Prospection akademikët shkruajnë se bërthamat e piramidës përbëhen nga llavë masive e skalitur në mënyrë të përsosur. Ata pretendojnë se struktura bazë e piramidës të jetë krijuar nga elementë natyrorë ne formën e një kodre dhe më pas të ketë shërbyer si një bazë ku njerëzit kanë vepruar.

“Ky studim hedh dritë mbi aftësitë e avancuara të muraturës e cila daton që nga periudhat e fundi akullnajore. Ky zbulim sfidon besimin konvencional se qytetërimi njerëzor i avancuar u shfaq vetëm me zhvillimin e bujqësisë”, shkruhet në kërkimin e publikuar prej tyre.

Por, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga një grup arkeologësh dhe hulumtuesish nga Universitet i Kardifit. Ata thanë për revistën Nature se nuk ka prova të qarta e të sakta që vërtetojnë se piramida është ndërtuar nga njerëzit. Sipas tyre mostrat rreth 27 mijë vjeçare të dheut nga Gunung Padang, megjithëse të dalluara me saktësi nuk përmbajnë shenja dalluese të aktivitetit njerëzor si qymyr guri, ose mbetje kockash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button