Lajme

AKSK apel qytetarëve: Mos klikoni mesazhe të panjohura

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ftoi sot qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese që kërkojnë të dhëna personale.

AKSK informoi se ka pasur disa tentativa për të vjedhur të dhënat personale.

“Për shkak të disa tentativave për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e lidhjeve keqdashëse, AKSK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese. Mos klikoni në lidhje të panjohura dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre”,apelon AKSK.

Shembull tipik janë mesazhet që njoftojnë për ardhje pakosh, por që për t’i marrë nevojitet plotësimi i të dhënave personale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button