Life Style

“Ta mora femrën…”, G Bani dhe Xheneta darkojnë bashkë

Ta mora femrën” ishte fraza që Gjesti i tha Xumit me të hyrë në shtëpinë e Big Brother dhe pas afrimit me Eglin. Por duket se kësaj radhe ‘rolet’ kanë ndryshuar dhe ish-partnerja e Gjestit, Xheneta, ka pozuar me G Banin, ky i fundit i eliminuar nga Big Brother pas shuplakës që i dha Gjestit.

Pas ‘zhdukjes’ nga rrjetet sociale dhe jeta publike, G Bani vendosi të dalë më në fund nga ‘guacka’ dhe ka një javë që bën të flitet për të.

Herën e fundit ishte në ‘E diell’, ku tha se ka dëgjuar rënkime që vinin nga shtrati i Gjestit dhe Eglit. Megjithatë në Sotry-t e Instagramit ai ka postuar një foto me Xhenetën,  teksa uron për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Duket se të dy janë në një darkë, gjykuar nga fotoja dhe ende nuk dihet nëse G Bani dhe Xheneta kanë pasur njohje të mëparshme apo ajo që i bashkoi ishte vetëm festa e pavarësisë së Kosovës.

 Gjithsesi, armiku i armikut tim është miku im…! /Pamfleti

“Ta mora femrën…”, G Bani dhe Xheneta darkojnë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button