U përplasën me trafikndarësen, dolën nga mjeti, por një tjetër i godet, një i vdekur e tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tretë tjerëve.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, ku shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë nga makina, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.
Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.