Lajme

Nga arrestimi i Veliajt, shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH te vota për Diasporën, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend

Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë në seancë plenare për të vijuar me rendin e ditës së të enjtes kur Parlamenti ndërpreu punimet për shkak të tensioneve të krijuara në sallë dhe një tentative të Flamur Nokës (PD) për të goditur me shishe uji Taulant Ballën, ministër i Shtetit.

Në seancën e së hënës, që pritet të nisë në orën 1:00, Kuvendi pritet të miratojë një draft të dakordësuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon votës së Diasporës.

Ndryshimet përfshijnë  nga pagesa e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të votojë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.

Nuk dihet nëse në seancën e së hënës do të vijojnë tensionet dhe përplasjet e mbartura nga e enjtja, apo palët do të votojnë thjesht pikat e dakordësuara.

Ajo që dihet deri më tani është fakti se ndryshe nga situatat e mëparshme të përplasjeve kur grupi parlamentar i PS kërkonte ndëshkime për deputetët opozitarë, për episodet e seancës së fundit, nuk ka pasur asnjë masë të kërkuar. 

Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën. Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsëritura të dhunës seanca do të shtyhet për të hënën.

Ajo gjithashtu u shpreh se uron që të hënën deputetët e opozitës të shkojnë me mend të reja. Spiropali tha se shpreson që të hënën ti kthehen normaliteti, votimit dhe diskutimeve.

“Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10:00” tha Spiropali.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve. Teksa seanca u ndërpre përkohësisht pasi Flamur Noka hodhi një bidon uji drejt Taulant Ballës, në pushim demokratët u kanë marrë kartat e votimit deputetëve të PS. Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e senacës për ditën e hënë në orën 10.00.

Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës. Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button