Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Ish-opinionistja Zhaklin Lekatari ka shprehur hapur përkrahjen për banorin e BBVA 4, Gjestin.
Derisa pyetja iu bë nga Ronaldo Sharka se si e mbështet një personazh që ka larguar nga shtëpia disa banorë, ajo ka qenë e qartë duke theksuar se nxori grupin e bullizuesve.
“Gjesti nxori grupin e bullizuesve po ta mendosh. I gjithë ai grupi i atyre burrave që qëndronin të gjithë së bashku edhe që qeshnin me Bernardin apo bënin batuta me sfond seksual kundrejt Amberit ndonëse ajo nuk i mendonte si të rënda këto batuta të rrugës apo ngacmimet e tjera që janë bërë”, u shpreh ajo.
Në pyetjen nëse e sheh si fitues, gazetarja tha se atë nuk e vendos ajo por publiku.
“Mua kështu më duket sikur në të vërtetë ai nxori grupin e bullizuesve. Nuk e vendosi unë nëse fiton, e vendos publiku. Unë mendoj që mund të jetë”, shtoi në vazhdim.
Zhaklin duhet theksuar se ka qenë opinioniste në edicionin e dytë të këtij formati, ku ishte Luiz Ejlli.
E njëjta ishte e drejtpërdrejt në komente drejtuar banorëve, edhe pse shpesh nuk i kanë pëlqyer.
