Sport

Ky është topi i ri i Championsit që do të përdoret për fazat me eliminim direkt

Mynihu, që do të presë finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, ka inspiruar dizajnin e topit të ri Adidas Pro Ball Munich, i cili do të përdoret në fazën me eliminim direkt të garës më të lartë të futbollit europian për klube.

Dizajni nderon statusin e Mynihut si portë hyrëse në Alpet bavareze dhe bashkon ‘yjet’ e Ligës së Kampionëve në të bardhë me gjashtëkëndorë në ngjyrë jeshile dhe bakri, duke iu referuar ngjyrave të çative dhe pallateve tipike të qytetit.

Topi zyrtar karakterizohet nga një sërë inovacionesh teknologjike.

Përveç përdorimit të poliestërit të ricikluar dhe bojës me bazë uji, topat e vitit 2024/25 janë bërë me më shumë substanca me origjinë biologjike krahasuar me topat e mëparshëm zyrtarë të Ligës së Kampionëve.

Çdo shtresë përfshin materiale si fibra misri, shkop sheqeri, pastë druri dhe gomë, pa ndikuar në performancë.

Falë partneritetit mes adidas dhe Common Goal, 1% i shitjeve neto globale të topave – duke përfshirë këtë version të fundit – “kontribuon në iniciativat që favorizojnë një ndryshim social të qëndrueshëm në komunitetet më të paushqyera, për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më përfshirëse përmes futbollit.

https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1888875805322711206

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button