Rajoni
Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes, kreu i LDK pranon humbjen

Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në
mesnatë ishin numëruar 73% e votave, në bazë të së cilave Lëvizja Vetëvendosje rezulton e para.
Kryeministri Kurti ka shpallur kështu fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.
“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë”, tha ai.