Bota

U ndalua nga efektivët për kontroll rutinë, i riu shqiptar merr para me mjetin luksoz policin në Itali 

Një skenë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi është filmuar në Itali. Një i ri shqiptar i cili ishte ndaluar nga policia vuri në rrezik jetën e dy efektivëve duke i marrë para me mjetin e tij luksoz. Pamjet janë regjistruar në D’Azeglio, në Parma. I riu shqiptar ishte ndaluar për një kontroll rutinë.

Shqiptari nuk ka dashur ti bindet urdhrit të efektivëve dhe ka dashur të largohet. Në tentativë për ta ndaluar një nga efektivët i del para mjetit. I riu nuk është stepur nga ky veprim dhe ka vijuar të ece duke e marr efektivin mbi mjet vetem pak metra më tutje. Më tej një urban i del para mjetit të shqiptarit duke sjellë që ai të ndalojë.

Pasi efektivi ulen i sigurt nga mjeti i ka drejtuar armën së bashku me kolegun e tij të riut i cili u detyrua të ulej nga makina e tij. Më pas ai u neutralizua dhe u vendos në pranga. Edhe gjatë momentit të arrestimit ai ka dashur të rezistojë por në ato momete dy policëve iu bashkuan edhe kolegët e tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button