Olta i dërgon mesazh Rozanës? Ja si qëndron e vërteta

Ditën e sotme është bërë viral momenti kur në “Big Love”, në “Big Brother VIP Albania 4”, një mesazh mbështetjeje iu drejtua Rozanës nga një person me emrin Olta.
Mesazhi lexonte “Siç të kam thënë, të uroj fitoren”, me emrin “Olta” në fund dhe të gjithë njerëzit hamendësuan se ishte pikërisht Olta Gixhari që e kishte dërguar.
Megjithatë, përmes një videoje në Instagram, Olta, ajo e vërteta kësaj radhe, përgënjeshtroi lajmet duke thënë:
“Të dashur miq, sapo më informuan që në Big Brother, në “Big Love”, ku çohen mesazhe, kanë çuar një mesazh në emrin tim, ku unë i kam thënë Rozanës ‘Të uroj fitoren, siç të kam thënë, Olta’. Nuk është e vërtetë. Ju lutem mos çoni mesazhe në emrin tim.”
Më tej, Olta sqaroi se nëse mesazhe të tilla do të dërgoheshin vërtet prej saj, ajo do të sigurohej që ta merrnin vesh të gjithë, duke u shprehur:
“Kur unë të çoj mesazhe, do ta merrni vesh nga rrjeti im social. Asnjë gjë tjetër mos e besoni. Unë nuk e di kush e ka dërguar atë mesazh në emrin tim, por sigurisht që nuk jam unë. Si mund të jem unë?! Unë nuk u çmenda.”
Mesa duket një person që i pëlqejnë intrigat ka vendosur të kryejë një veprim të tillë për të trazuar gjithë shtëpinë e Big Brother dhe rrjetet sociale pas tyre.
Në fund të fundit, siç tha edhe Olta, si mund të ishte ajo pas mesazhit? Gixhari e bëri të qartë dhe më parë se para motrës së saj s’do të vendoste kurrë tjetër person, aq më pak publikisht.