Bota
Tragjike në Gjermani, nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas veten
![Img 5786 1](https://i0.wp.com/syshqip.com/wp-content/uploads/2025/02/img_5786-1.png?resize=780%2C470&ssl=1)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashkëshorten dhe dy djemtë e tij pa shenja jete kur u kthye në shtëpi.
Siç raportojnë mediat gjermane, gruaja 45-vjeçare ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë (14 dhe 16 vjeç) e më pas i ka dhënë fund dhe jetës së saj.
Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen.
Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre. Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.
Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme, duke marrë në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.Tch