Sport

Hamilton bën gjestin e madh pas kalimit te Ferrari, shpërndan dhuratë për 3 mijë ish-kolegët e Mercedesit

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka bërë një dhuratë për ish-kolegët e tij te Mercedesi pas 12 vjetësh që kaloi te skuderia gjermane.

40-vjeçari fitoi gjashtë kampionate me Mercedesin dhe ndihmoi në transformimin e tij në një nga ekipet më të mëdha në sport.

Ai u largua për te Ferrari në fund të sezonit 2024 pasi kishte nënshkruar një marrëveshje 50 milionë eurosh në vit me konstruktorin italian.

Hamilton porositi një vepër arti të veçantë për të 3000 ish-kolegët e tij.

Ai organizoi që artisti i njohur i motorsportit Paul Oz të krijonte një pikturë që përshkruan makinën e tij në Çmimin e Madh të Monakos 2019.

Secili anëtar i stafit mori printimin e vet të veprës së artit, ndërsa piktura origjinale me vaj qëndronte në selinë e ekipit në Brackley.

“Tani që dihet nga publiku dhe të gjithë 3000 punonjësit e Mercedes GP-së kanë marrë printimet e tyre për këtë, unë mund të flas për këtë”, tha Oz në një postim në Instagram.

Hamilton është aktualisht në testime parasezonale me ekipin e tij të ri në Barcelonë përpara sezonit të tij të parë me fituesit rekord të kampionatit Constructors.

Sezoni i ri i Formula 1 fillon në Bahrein, më 26 shkurt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button