Life Style

Lajmi i bujshëm për ndarjen e çiftit Besi-Xhensila, zbulohet cili e mori vendimin për t’u divorcuar

Xhensila dhe Besi duket se kanë mbyllur çdo rrugë ribashkimi mes tyre, teksa thuhet se procedurat për ndarje paskan nisur prej kohësh.

Prej disa javësh, rrjeti nuk po ndalet nga lajmet se martesa e tyre ishte në krizë, për shkak të problemeve që ata kishin në çift.

Procedurat për divorc thuhet se janë iniciuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, sipas “Loki Magazinë”.

Kriza mes çiftit u kuptua si fillim kur ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale, ndërsa nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button