Vendi

Vranësira dhe reshje të dobëta shiu, parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Vranësirat e paradites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, në mënyrë lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10m/s,shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 4 deri 17°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button