Shëndet
Do habiteni, dentisti zbulon cila pije dëmton më shumë dhëmbët tona
Një dentist ka befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale kur zbuloi se cili ushqim apo pije njollos më shumë dhëmbët.
Katër dhëmbë ai i vendosi në filxhanë të mbushur me çaj, verë, Coca-Cola dhe kafe. Pasi i la dhëmbët atje për 10 ditë, më pas zbuloi rezultatin.
Dhëmbi i cili kishte qëndruar për 10 ditë në verë të kuqe, ishte njollosu plotësisht.
Çaji mund kafenë në betejën e më pak njollave të shkaktuara në dhëmb. Ndonëse disi të ngjashme rezultatet e çajit nuk ishin aq dramatike sa nuancat që linte kafja.