Life Style

‘I bërtiste policëve…’/ Osman Mula rrëfen historinë me Agim Doçin mes tankut, festivalit dhe krismave të armëve

Regjizori dhe kompozitori i njohur shqiptar, Osman Mula, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka rrëfyer pjesë nga historia e tij artistike dhe miqtë dhe shokët artistë.

Një histori e bukur ishte ajo me poetin e ndjerë Agim Doçin, ku gjatë përgatitjeve për festivalin në radio dhe televizion, përballeshin me tanket që kishin pushtuar rrugët e Tiranës dhe krismave të armëve.

Mbaj mend që u dëgjuan disa të bërtitura në radio dhe televizion, gratë sidomos, thanë jashtë ka gjuatje me armë dhe po vinte një grup nga kryeministria, si duket marshimi që i vinte Leka Zogut dhe dolën ca policë prej derës së radios dhe mbrapa tankut, të gjithë me armë filluan duke shtirë pandërprerje dhe Gim Doçi  me mua nxjerr një çëkiç të vogël dhe i binte bravës së derës çuk çuk dhe i bërtiste policëve, na lini të punojmë mor…’, kujtoi Mula.

Intervista në studio:

Krasta: I premtova publikut që do t’i themi se çfarë ndodhte në pushimin e drektës jashtë Radio Tiranës ku krijoheshin ato momentet kur ti vije dhe të gjithë njerëzit që dilnin për kafe bëheshin disa ‘Stand Up Comedy’ nga Osman Mula të cilat kanë qënë të jashtëzakonshme. Ti si i ke shijuar?

Mula: E gjitha vjen sepse e kam shijuar edhe vetë. Kam qënë i mbushur vetë. E kam ndier veten shumë të lumtur mes jush, me shokët dhe miqtë dhe më ka ardhur humori rrjedhshëm dhe jam kënaqur duke parë shokët e mi duke qeshur. Ndoshta çdo ditë e kemi ruajtur këtë llogjikë dhe nuk harroj që festivali dhe koncerti i Vitit të Ri nuk është thjeshtë ajo natë që transmetohet por e gjithë kuzhina që ka punu për të bërë atë koncert të Vitit të Ri ose festivali kur rrinim me njërin tjetrin e me radhë e me radhë.

Mbaj mend një herë që ishin vënë dhe tanket para radios dhe televizionit dhe po pija kafe me Agim Doçin. Për të parë nga radio duhet të çoheshe pak sipër për të parë mbi tankun dhe Gimi i thotë kamerierit që çoja një kafe dhe një fërrnet atij tankistit aty. U hap tanku dhe doli ai, o Gimo ho me ke çu gjo për festival? Ishte tanku mes të gjithë bisedës për festivalin filluan me ardh njerëz, sa u fliste për festivalin fillonin armët.

Mbaj mend që u dëgjuan disa të bërtitura në radio dhe televizion, gratë sidomos, thanë jashtë ka gjuatje me armë dhe po vinte një grup nga kryeministria, si duket marshimi që i vinte Leka Zogut dhe dolën ca policë prej derës së radios dhe mbrapa tankut, të gjithë me armë filluan duke shtirë pandërprerje dhe Gim Doçi  me mua nxjerr një çëkiç të vogël dhe i binte bravës së derës çuk çuk dhe i bërtiste policëve, na lini të punojmë mor…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button