Thirrje për protestë për Gjestin, Françeska Murati: Edhe unë kam kaluar presione, po nuk kisha miq VIP…
“Pavarësisht se nuk jam pro lojës që po bëhet, nuk ka nevojë për protestë se është shumë e tepërt”
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar më shumë mbi ndodhitë më të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të këtij edicioni të katërt.
Pjesë nga intervsita:
Thirrje për protesta për Gjestin, si të duket bullizmi që po i bëhet atij?
Edhe unë e kam përjetuar vetë kur isha aty, çdo ditë, sa presione kam kaluar unë aty. Po ku ishin protestat për mua?! Po unë ndoshta nuk kam pasur miq VIP që të bënin thirrje për protesta për mua. Nuk jam pro sjelljes bullizuese, çdo njeri me pak mend e kupton që kjo nuk është OK. Por ai djalë është shumë mirë, nuk po vuan, nuk ka asnjë problematikë. Ai thirret çdo ditë në dhomë të rrëfimit dhe pyete “a je mirë, a është çdo gjë në rregull?”
Dhe ai thotë: “Jo, jam shumë mirë.” Dhe fakti që po behet thirrje për protestë, për mua është shumë e çuditshme. Realisht ka gjëra shumë më të rëndësishme që ne duhet të bëjmë protestë dhe jo për një format që të gjithë janë të vetëdijshëm si bëhet. Pavarësisht se nuk jam pro lojës që po bëhet, nuk ka nevojë për protestë se është shumë e tepërt. Ai nuk po kërkon ndihmë. Ai qesh çdo ditë, po tallet me ata aty brenda. E dashuroj për këtë.