Bota

Makinat elektrike “pushtojnë” Norvegjinë, ato me karburant mbesin në vitrinë! 9 nga 10 automjete janë me bateri 

Norvegjia është në rrugën e duhur për të qenë i pari shtet që do të shkojë tërësisht drejt makinave elektrike. Të dhënat e fundit tregojnë diferëncën e saj me BE, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Norvegjia është lideri botëror kur bëhet fjalë për përdorimin e makinave elektrike, të cilat vitin e kaluar përbënin 9 nga 10 automjetet e reja të shitura në vend.

Ne mendojmë se është e gabuar të këshillosh një klient që të blejë sot një makinë me motor me djegie të brendshme sepse e ardhmja është elektrike,” thonë ekspertët.

Në rrugët e kryeqytetit të Norvegjisë, makinat me bateri nuk janë një risi, ato janë tashmë normë.

Po të hidhni një sy përreth, shpejt do të vini re se pothuajse çdo makinë ka një “E” që do të thotë “elektrike” në targën e saj.

Shteti nordik prej 5.5 milionë banorësh i ka adoptuar këto makina më shpejt se çdo vend tjetër dhe së shpejti mund të bëhet edhe i pari që do të heqë nga tregu e makiant me karburant.

Vitin e kaluar, numri i makinave elektrike në rrugët e Norvegjisë tejkaloi numrin e makinave me benzinë për herë të parë.

Dhe 88.9% e makinave të reja të shitura në vend vitin e kaluar ishin EV, nga 82.4% në 2023, treguan të dhënat nga Federata Norvegjeze Rrugore.

Në të kundërt, në Mbretërinë e Bashkuar makinat elektrike përbëjnë vetëm 20% të regjistrimeve të makinave të reja për 2024. Një shifër kjo e ulët, edeh pse vjen në rritje.

Më e ulët kjo shifër është në SHBA, ku vetëm 8% e amerikanvëe blenë një makinë të re, me motor elektrik.

Në stacionet e furnizimit me karburant shumë pompa janë zëvendësuar karikues të shpejtë dhe në të gjithë Norvegjinë tani ka më shumë se 27,000 karikues publikë.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka afro 74 mijë, por në raportort me popullsinë, Norvegjia është sërish në pararojë, me 447 karikues për 100,000 njerëz, nga 89 që rezultojnë në Britani.

Tesla, Volswagen dhe Toyota, ishin markat më të shitura të automjeteve. Ndërkohë, markat në pronësi kineze si MG, BYD, Polestar dhe XPeng përbëjnë një total prej 10% të tregut.

Norvegjia, ndryshe nga SHBA dhe BE, nuk kanë vendosur tarifa për importet kineze të automjeteve elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button